Die. Nën 24th, 2024

Osmani falënderon kryeministren e Danimarkës për kontributin e ushtarëve danezë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Pas takimit, Osmani deklaroi se mbështetja e Danimarkës ndaj Kosovës ka qenë e palëkundur përgjatë çdo etape të ndërtimit të shtetit.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur!

Në takim me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999” shkroi Osmani në Facebook.

Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Danimarkë, atje ku pati rastin të takohej edhe me diasporën shqiptare

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *