Die. Nën 24th, 2024

Plagoset kryeministri i Sllovakisë Robert Fico

Kryeministri populist i Sllovakisë Robert Fico është plagosur i qëlluar me armë zjarri të mërkurën pasdite dhe është dërguar në spital.

Stacionit televiziv TA3 njofton se 59 vjeçari Fico u qëllua në stomak.

Ngjarja ndodhi jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, ku kryeministri po zhvillonte një takim me mbështetësit e tij.

E njëjta media njoftoi se personi i dyshuar për ngjarjen është ndaluar. Policia ka rrethuar vendngjarjen.

Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.
Policia ndalon një person pas incidentit ku u qëllua kryeministri i Sllovakisë.
Nënkryetari i parlamentit Lubos Blaha konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare dhe e shtyu mbledhjen deri në një njoftim të dytë, tha agjencia sllovake e lajmeve TASR.

Presidentja Zuzana Caputova e dënoi atë që e cilësoi “një sulm të pamëshirshëm” ndaj kryeministrit.

“Jam i tronditur,” tha zonja Caputova. “I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik dhe rikuperim të shpejtë nga ky sulm.”/VOA

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *