sh-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj.
closevolume_off
Postimi i plotë:
Arkitekti nga Gjilani Lulzim Behxheti, mbart në vete një karrierë të suksesshme në Finlandë. Ai ka diplomuar në Universitetin e Helsinkit, dega Arkitekturë Inxhinierike.
Eksperienca e tij e suksesshme profesionale e ka frymëzuar të shkojë edhe më tej në botën e biznesit, duke arritur sukses të shkëlqyer. Ai ka kohë që përvojën e tij e ka vënë në shërbim të Atdheut.
Në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit. Nga sot, Lulzimi ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht.
Suksese në rrugën tuaj të re, Lulzim!