Deputeti i PDK-së, Abelad Tahiri, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet tash e disa vite në paraburgim në Hagë.
Tahiri theksojë se çdo vizitë në Hagë është inspiruese.
Deputeti i PDK-së ka thënë se Thaçi përcolli të fala për të gjithë, ndërsa bëri të ditur se ishte i pathyer dhe më humor të mirë, përcjell IndeksOnline.
Postimi i plotë:
Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.
I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!
Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.