Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Sot nga njësite policore të stacionit Veri, në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar (i mitur), të cilit i është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike.
Personi i dyshuar është ndaluar rreth orës 02:00, nga policia në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë.
Pas intervistimit, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policorë në koodinim me prokurorin e shtetit po kryejn procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet më tej