Hën. Nën 25th, 2024

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, morën pjesë në shënimin e fillimit të pilotimit të skemës për reformën e asistencës sociale në Kosovë.

Kurti gjatë prezantimit të punës së qeverisë që ai drejton tha se kemi rritje e zhvillim në çdo aspekt të jetës.

“Qysh në shtator të viti 2021 ndihmuam me shtesat për lehona e fëmijë. Deri tani kemi mbi 400 mijë fëmijë që përfitojnë nga këto skema. Ndamë mbi 100 milionë euro për të mbështetur pensionistët dhe për skemat e tjera sociale”, ka thënë Kurti.

“Si qeveri nuk u ndalëm por vazhduam me ndihma në disa sektorë. Fokusi ynë ishte reformimi rrënjësor i sistemeve e politikave që ishin keq të dizajnuara. Dizajni i skemës aktuale sociale është diskriminues sepse në momentin që fëmija në një familje mbushur moshën 5-vjeçare atij i është ndërprerë ndihma”, ka thënë ai..

Ministri, Murati tha se kemi dizajnuar një mekanizëm tjetër.

“Personat të cilët mund të jenë prind të vetëm dhe kanë fëmijë nën 18 vjeq, personat me aftësi të kufizuara, ata që kujdesen për personat me aftësi të kufizuara, do të trajtohen si persona që janë në kërkim për një vend pune”, ka thënë Murati.

“Ky pilotim është i hapur dhe është në e Kosova dhe nëpër qendrat e plotësimit dhe familjarët duhet të plotësojnë aplikimin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *