Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të shtyjë datën për regjistrimin e popullsisë, deri më 24 maj 2024 në të gjithë territorin e Kosovës.
Përmes një njoftimi, ASK-ja ka theksuar se meqenëse mund të ketë individë, ekonomi familjare ose edhe ata që kanë refuzuar (për momentin), cilado që ka qenë arsyeja që nuk janë regjistruar më parë, me shtyrjen e datës së Regjistrimit deri më 24 Maj 2024, secilit i është dhënë mundësia e regjistrimit.
“Regjistrimi mund të bëhet kur qytetarët kontaktojnë në 11 numrat e telefonit të dhënë më poshtë, ose mund të shkojnë në 7 zyrat rajonale të Agjencisë së Statistikave të Kosovës: Prishtinë (ASK), Mitrovicë (zyra e statistikës), Pejë (zyra e statistikës), Gjakovë (zyra e statistikës), Prizren (zyra e statistikës), Ferizaj (zyra e statistikës), dhe Gjilan (zyra e statistikës). Ndërsa, në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave (ku do të jenë të hapura Zyret e Regjistrimit) nga ora 09:00-18:00”, thuhet në njoftim.
closevolume_off
ASK-ja shton se gjatë periudhës 18-24 maj 2024, regjistrimi (intervistat) do të zhvillohen nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.
“Ky është një rast që duhet shfrytëzuar nga të gjithë qytetarët që nuk janë regjistruar në kohë, sepse një mundësi e tillë shtesë nënkupton të jeni pjesë e Regjistrimit të Popullsisë (ReKOs2024) pasi është obligim ligjor”, thuhet në njoftim.
Numrat kontaktues për ReKos2024:
1. Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)
2. Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)