Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, e cila ishte e shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Zëvendës Ndihmësja Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ajo më herët ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.