Që nga java e kaluar ka një ndryshim në procedurën për bashkim familjar në Gjermani.
Çdo certifikatë e lindjes, e martesës ose e vdekjes së regjistruara nga data 18.02.2013 duhet të legalizohet në ambasadë.
“Deri me tani legalizimi është bërë me rastin e dorëzimit të dokumenteve në datën e terminit në ambasadë. Pra, në ditën e dorëzimit keni bërë pagesën edhe për legalizim dhe ka vazhduar procedura. Kjo procedure ka ndryshuar. Tani e tutje së pari duhet bërë legalizimi i certifikatave e pastaj termini në ambasadë. Duhet pasur parasysh që legalizimi zgjate 2 deri 4 jave prandaj planifikoni me kohe çdo gjë, mos e leni për momentin e fundit”, thuhet në njoftimin e DACH Kosova.
“Ka dy mënyra të legalizimit: Me caktim të terminit në ambasade (terminët veç kanë kaluar në korrik.
Dërgimi i dokumenteve përmes zarfit ( me poste ose drejtpërdrejt në ambasade”, thuhet në njoftim.