Mar. Nën 26th, 2024

Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore

Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore.

Në njoftim thuhet se në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Evropian për Mjekësi Ligjore që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, Kosova u përfaqësua nga një delegacion i IML-së.

“Kosova në këtë takim u përfaqësua nga një delegacion i IML-së dhe gjatë takimit delegatët e ECLM pasi shqyrtuan dokumentacionin e paraqitur nga IML, konstatuan se Kosova plotëson të gjitha kushtet duke votuar në mënyrë unanime për pranimin e Kosovës brenda familjes së madhe evropiane mjeko-ligjore”.

“Ky fakt paraqet një sukses të madh për IML dhe Republikën e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane përmes harmonizimit të rregullave dhe procedurave mjeko ligjore me standardet evropiane”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Më tej, ministria e Drejtësisë tha se Këshilli Evropian për Mjekësi Ligjore është organ zyrtar që bashkohet shtetet evropiane në trajtimin e të gjitha parimeve shkencore, edukative dhe profesionale në Evropë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *