Mar. Nën 26th, 2024

Maqedonci takon Ulutashin, e vlerëson bashkëpunimin KFOR-FSK

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Gjatë bisedës, Maqedonci tha se ka shprehur mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.

“Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutash shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, u tha në një njoftim të bërë nga Maqedonci në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *