Die. Nën 10th, 2024

Osmani takon Sarrazinin, flasin për anëtarësim e Kosovës në KiE, NATO dhe BE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë dhe ka theksuar edhe mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

closevolume_off
Osmani ka shtruar edhe nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *