Pre. Nën 22nd, 2024

Dogana tregon cilat produkte online lirohen nga pagesat

Dërgesat me mallra që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës te një pranues në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me vlerë të përgjithshme që nuk tejkalon shumën prej 35 eurosh për secilën dërgesë, lirohen nga detyrimet e importit.

Në vlerën e përgjithshme te dërgesave nga blerjet online nga personat fizik në shumën prej 35 euro përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin ne vetvete, dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, sigurimit etj.

Sipas njoftimit të doganës

Lirimi nuk zbatohet për:
– produktet alkoolike;
– parfume dhe ujëra tualeti, dhe
– duhan dhe produktet e duhanit
Dërgesat me mallra me natyrë jo-tregtare që dërgohen nga një person fizik te një pranues fizik për përdorim personal në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me vlerë të përgjithshme që nuk tejkalon shumën prej 50 euro, lirohen nga detyrimet e importit.
Mallrat e natyrës jo tregtare, janë ato që:
– kanë natyrë të rastit;
– përmbajnë mallra që ekskluzivisht janë për përdorim personal të pranuesit të dërgesës apo familjes së tij, të cilat sipas natyrës apo sasisë së tyre, nuk lënë dyshim se do të përdoren për qëllime tregtare dhe
– i dërgohen pranuesit nga dërguesi pa kurrfarë pagese.
Lirimi për dërgesat me mallra me natyrë jo-tregtare kufizohet për çdo dërgesë, në sasitë e dhëna për secilin nga mallrat e radhitur më poshtë:
– produkte të duhanit:
– pesëdhjetë (50) cigare,
– njëzetepesë (25) cigarillos – puro e hollë e vogël me peshë maksimale deri në tre (3) gramë secila,
– dhjetë (10) cigare puro,
– pesëdhjetë (50) gramë duhan për tymosje, ose
– një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme;
– alkool dhe pije alkoolike:
– pije të distiluara dhe pije të forta alkoolike me përbërje alkooli mbi 22 %; etil alkool i pa denatyralizuar me vëllim 80% e më tepër: një (1) litër, ose
– pije të distiluara dhe pije të forta alkoolike, si dhe aperitivë me bazë vere apo alkooli, pije tafia, sake apo pije të ngjashme alkoolike me përbërje alkooli deri në 22%; verëra shkumëzuese, verëra likeri: një (1) litër, apo një përzierje proporcionale nga këto produkte të ndryshme dhe
– Verë e pa gazuar: dy (2) litra;
– Parfume: pesëdhjetë (50) gramë, ose ujëra tualeti: 0,25 litra.
Baza ligjore: Vendimi i Ministrit Nr. 01/492-27.05.2024 lidhur me neni 374 dhe 375

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *