Sht. Nën 23rd, 2024

Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët

Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hagë.

Ai do të jap dëshminë e tij në procesin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Kjo u bë i ditur për Klankosova.tv nga djali i tij, Arianiti.

“Po, nesër pritet pas orës 14 ose 15”, tha ai për Klankosova.tv

Po ashtu në emër të tij në redaksinë e Klan Kosovës është përcjellur edhe një deklaratës rreth ftesës për dëshminë në seancën e nesërme.

“Ashtu si edhe në vitin 2019, kur kam dhënë dëshminë time para Dhomave të Specualizuara, për të cilën e kam njoftiar opinionin publik, edhe kësaj radhe kam shprehur gatishmërinë për të thënë të vërtetën e veprimtarisë sime si gazetar gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Si gazetar dhe si qytetar i Republikës së Kosovës, ndihem krenar me veprimtarinë time në shërbim të informimit të mirëfilltë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta çlirimtare e viteve 1998 dhe 1999 simbolizon sakrificën sublime dhe mbijetesën e popullit të Kosovës, dhe është lufta vendimtare që bëri të mundur çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, theksohet në deklaratë.

“Prandaj, dëshmia ime në Hagë, ashtu si çdo herë do të jetë në shërbim të së vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së, të argumentimit të sakrificës së luftëtarëve të lirisë dhe mbështetjes së popullatës civile dhënë UÇK-së, të cilën unë dhe shumë kolegë të mi gazetarë e kemi prezentuar në mënyrë profesionale në ekranet televizive në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare gjatë periudhës së luftës çlirimtare”, thuhet në fund të kësaj deklarate.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *