Raporti i plote nga Policia
Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Dragash – Zhur, dy persona kanë humbur jetën
Prizren, 03 qershor 2024
Me datën 03.06.2024, rreth orës 10:50, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë (një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar).
Vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i Emergjencës së spitalit rajonal në Prizren.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e Trafikut Rajonal e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Njësia e trafikut rajonal, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupat e pajetë dërgohen në IML Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas marrjes së ndihmës së parë ndalohet për 48 orë në ndalim policor me urdhër të prokurorit të Shtetit.