Te henen është publikuar një bisedë e shkurtër mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq.
Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe.
Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.
Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.
Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?
Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.
Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?
Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”, thuhet në video
Sekuencën e bisedës e cila besohet se është zhvilluar në qershor të vitit 2022.
Biseda ishte zhvilluar në kohën kur Milan Radoiçiqi ishte përfshirë në Listën e Zezë.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radoiçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe. Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.
“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.
Një vit më parë ishin publikuar audio-incizimet mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e ku përmes tij, ajo e para komunikonte edhe me të sanksionuarin famëkeq dhe në Listë të Zezë të SHBA-së, Milan Radoiçiqin.