Pre. Nën 29th, 2024

Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe presidentja e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe presidentja e Republikës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave do ta mbaj kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.

Ndërsa ndër temat që do të diskutojnë kryetarët e komunave me presidenten Osmani janë:

Roli i komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
Bashkëpunimi midis Presidencës dhe komunave në realizimin e projekteve
Sfidat e komunave në qeverisjen lokale.
Ky takim vjen pas takimit të presidentes Osmani me Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës me theks në avancimin e bashkëpunimit midis nivelit lokal dhe atij qendror.

Takimi mbahet nesër më 5 qershor 2024 në hotelin ” Emerald”, me fillim në orën 13:00.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *