Sot në mesditë një person në Prishtinë është arrestuar nga disa polic të Kosovës.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline, i dyshuari shihet duke i rezistuar arrestit, në rrugën “Tirana”.
IndeksOnline mëson se i arrestuari është më nacionalitet turk, i cili po kërkohej ndërkombetarisht.
I dyshuari ishte i dënuar me 20 vjet burgim nga shteti i Turqisë, për marrje me narkotik.
Njësiti FAST-ILECU, ditë më parë kanë arrestuar edhe një person më urdhër arrest ndërkombëtarë në Kosovë, i cili ishte i dënuar nga shteti i Polonisë.
Të dy më urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.