Die. Sht 8th, 2024

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, per Rugoven: Ky vend është udhëhequr nga një njeri me vizion.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se ky vend është udhëhequr nga një njeri me vizion.

Ai tha se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.

“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga brahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve.

Hovenier tha se Rugova e dinte më mirë se kushdo tjetër rëndësinë e raporteve me aleatët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *