Die. Dhj 22nd, 2024

Edi Rama refuzon ta quajë “vëlla” Albin Kurtin: “Nuk më fusni dot në kurth, atë e kam në Tiranë”

Gjatë një konference për media në Prishtinë të hënën, kryeministri i Shqipërisë është pyetur rreth raportit të tij me Kurtin dhe mungesën e një takimi mes tyre.

“A keni ndonjë porosi për vëllain e vogël, i cili është hera e dytë që nuk po ju pret në konak?”, e pyeti një gazetare, Ramën.

Ndërkaq, ai u përgjigj shpejt: “Vëllain e vogël e kam në Tiranë, është drejtor i klubit Partizani, Olsi Rama”.

Rama tha se nuk bie pre e këtyre pyetjeve për “ta futur në kurth”.

“Ma bëtë pyetjen me shpresën që do më fusni në kurth, po jam mësuar me këto kurthet shumë mirë. Nuk më fusni dot në kurth, po rash në kurth, hidhem vet nuk më fut dot njeri”, tha ai.

Për Kurtin refuzoi të fliste, por Rama lartësoi figurën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, për të cilin tha se i krijoi Kosovës “pasurinë më të madhe natyrore, që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës”.

Rama tha se historia më e suksesshme e politikës së jashtme të Kosovës u zhvillua gjatë kohës së Ibrahim Rugovës.

“Sa më shumë kalon koha rritet me peshën mbi historinë e Kosovës, por edhe historisë së kombit tonë në tërësi dhe aq më shumë i bën të tjerët të duken më të vegjël”, u shpreh ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *