Enj. Nën 28th, 2024

Krasniqi i kundërpërgjiget Bislimit: Në raportin e Borrellit nuk rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës

Kryetarja e Komisionit Rrezarta Krasniqi, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili në komision tha se ka informacione që është rekomanduar heqja e sanksioneve ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ajo në Komisionin për Integrime Evropiane tha se ka informata se në raportin e Borrellit nuk rekomandohet heqja e masave.

“Cilat projekte janë pezulluar? Deri më tash nuk kemi marrë përgjigje. Me na numëru shumën e projekteve që janë pezulluar si shkak i masave të BE-së. Tani çfarë po ndodh sepse nuk kemi as një informacion”, pyeti ajo.

closevolume_off
Bislimi ka thënë se nga masat që i janë vendosur Kosovës nuk është pezulluar as një projekt që është në proces.

Ai ka thënë se BE fillimisht i ka vendosur Kosovë masa në mënyrë të një anshme për eskalimet që i ka shkaktuar Serbia, ai ka shtuar se BE-ja ka eskpozuar një anshmëri të vetë në këtë proces duke mos vendosur masa edhe ndaj Serbisë.

“Ata kanë vendosur katër lloje të masave, pezullimin e punës së trupave të zbatimit të marrëveshje të stabilizim asocimit, është suspenduar puna e IPA-s 2024, janë pezulluar dhe është thënë që Kosova nuk do të ftohet në takime të larta. Nuk është pezulluar as një projektet i BE-së. Ajo që ka ndodh është se projektet e IPA 2022 janë shtyrë deri në heqjen e masave. IPA 2022 nuk është dëmtuar pasi ka edne afat. IPA 2024 është duke u diskutuar në BE mirëpo ajo nuk mund të aprovohet deri sa Kosova është nën masa”, ka thënë ai.

“Raporti është dashur që të dorëzohet pardje. I njëjti besoj se do të dërgohet në Këshillë javën e ardhshme. Përmbajta e raportit është pozitive dhe rekomandohet që do të hiqen masat. Rekomandimi është që të hiqen masat”, ka thënë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *