Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ka informacione se është rekomanduar heqja e masave sanksionuese ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Në Komisionin për Integrime Evropiane, Bislimi ka theksuar se “përmbajtja e raportit është pozitive”.
“Raporti i Borrell është parakusht për trajtimin në KiE, është përpiluar në muajin prill, por ka pasur hezitim që të dërgohet në Komision. Raporti është dashur që të dorëzohet pardje, por një pjesë e Komisionit ka kërkuar pak shtyrje. Besojmë se do të dorëzohet javën tjetër. Informacionet që kam është se përmbajtja e raportit është pozitive dhe rekomandon heqjen e masave”, është shprehur Bislimi.
closevolume_off
Zëvendëskryeministri, njëherit kryenegociatori për dialog me Serbinë, ka shtuar se masat e BE-së kanë ndikuar indirekt në imazhin e Kosovës dhe në integritetin e BE-së.
“Masat kanë ekspozuar njëanshmërinë e vet në gjithë këtë proces”, shtoi ai, duke theksuar se “ka pasur tendencë që masat të keqpërdoren.
“Nuk është pezulluar asnjë projekt i BE-së. Asnjë projekt që ka qenë duke u zbatuar nuk është pezulluar….IPA 2023 nuk është prekur fare. IPA 2024 është duke u diskutuar në BE, por ajo nuk është miratuar për shkak të masave”, ka deklaruar Bislimi.