Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur diplomatin amerikan William Walker.
Krahas urimeve për përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasadori Walker u shpreh i lumtur që është në Kosovë për ta shënuar dhe festuar këtë përvjetor.
Në këtë takim miqësor, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen për mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, ambasadorin William Walker.
“U vlerësua angazhimi dhe përkushtimi i Misionit Verifikues të OSBE-së që gjatë periudhës tetor 1998 deri në mars 1999 dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj popullit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Kryeministri Kurti theksoi se raportimet nga terreni ishin thelbësore për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të siguruar mbështetjen ndërkombëtare që çoi deri në ndërhyrjen e NATO-s.