Mar. Nën 26th, 2024

Funksionalizohet aeroporti civil në Banjë të Malishevës

Pas 25 viteve të lirisë së Malishevës, është funksionalizuar aeroporti civil në fshatin Banjë.

Komuna e Malishevës e ka cilësuar këtë si një ngjarje jo aq të zakonshme, por më shumë si një lajm ekskluziv.

Në paraditen e 15 qershorit, për ta pritur uljen e parë të aeroplanit në të cilin ndodhej kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, kishin dalë nënkryetari i Malishevës, Vesel Krasniqi, drejtorë, këshilltarë, asamblistë dhe shumë qytetarë.

“25-vjetori i çlirimit të komunës së Malishevës dhe ditës së dëshmorëve, Malishevën dhe qytetarët e saj po i gjen me një zhvillim më të lartë ekonomik, me mirëqenie më të mirë familjare, me arsim e shëndetësi, sport e kulturë, me infrastrukturë të zhvilluar, por sot edhe me rifunksionalizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë, që për ne dhe qytetarët, do të hapen mundësi të reja ekonomike si dhe të mësimit e aftësimit të kuadrove për pilotë të rinj në mbarë Kosovën, të cilën do ta mundësoi autoshkolla e pilotëve dhe infrastruktura e kapaciteteve njerëzore që do të operacionalizohet shpejt, me këtë rifunksionalizim të aeroportit civil në Banjë”, tha Kastrati në një prononcim për media.

“Edhe pilotët u shprehen me emocione të veçanta, se i veçantë ishte edhe zbarkimi i tyre i parë në tokën malishevas të çliruar e të lirë ku ata dhanë mesazhin falënderues dhe bashkëpunues që po tregon Kastrati, e njëherit, kërkuan që edhe nivelet qendrore të jenë më efikase për të investuar në fushën e aviacionit civil, pasi rëndësia e saj është jetike për shtetin tonë”.

Për të mbarëvajtur gjithçka sipas planit, ishin të angazhuara edhe policia e Kosovës, stacioni në Malishevë, njësia e zjarrfikësve dhe shëndetësia.io

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *