Die. Nën 24th, 2024

Kryeministri Kurti pas takimit me Ministrin e Brendshëm të Izraelit: U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.

Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova.

Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *