Die. Nën 24th, 2024

Bislimi: Disa shtete kanë kërkuar heqje graduale të masave

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se dy-tri vende të Bashkimit Europian kanë kërkuar heqje graduale të masave që janë të vendosura kundër Kosovës.

“Ne shpresojmë që asnjë vend nuk do të ngrisë zërin që t’i kundërshtojë masat, për arsye se nuk ka pasë asnjë vend që është kundër heqjes së masave. Ka pasë dy-tri shtete që kanë preferuar heqje graduale të masave në dy shkallë, por jo që ka pasë të tillë të cilët kanë qenë kundër heqjes së masave, por shumica absolute e vendeve besojnë se vendosja e masave ndaj Kosovës ka qenë e padrejtë, mosvendosja e masave ndaj Serbisë ka qenë padrejtësia shtesë që i është bërë Kosovës”, tha sot Bislimi.

Ai ka thënë se ka shtete brenda Unionit që i favorizojnë kërkesat e Serbisë për shkak se duan ta tërheqin kah Perëndimi.

“Ka interesa të ndryshme të vendeve anëtare jo të gjitha i shtyjnë përpara interesat e BE-së ose edhe të Kosovës por ka edhe të atillë që i favorizojnë disa kërkesa të Serbisë meqenëse i besojnë se në këtë mënyrë mund ta tërheqin Serbinë drejt perëndimit, por ky nuk është misioni jonë. Ne i gëzohem sa herë Serbia merr vendime që e çojnë atë drejt perëndimit, por nuk është misioni jonë që ta kryejmë këtë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *