Kryeshefi Ekzekutiv i KOSST-it Evetar Zeqiri dhe Drejtoresha e Qendrës për Inovacion në Kosovë (ICK) Metihe Kastrati, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi, me synim bashkëpunimin për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin operativ përmes teknologjive moderne.
“Ky memorandum mirëkuptimi shtron bazat për një bashkëpunim të ngushtë në fushën e transformimit dixhital, zhvillimit të kapaciteteve, shkëmbimit të njohurive dhe avancimit të sektorit të energjisë në Kosovë. Përmes këtij partneriteti, ne do të punojmë së bashku për të shfrytëzuar teknologjitë moderne dhe për të përmirësuar rrjetin e transmetimit të energjisë, duke siguruar një qasje të strukturuar dhe të koordinuar për arritjen e objektivave tona të përbashkëta “, ka thënë Zeqiri.