Die. Nën 24th, 2024

Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë ka një apel për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka apeluar te qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të MSH’së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike u bëhet thirrje që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në orën 17:00, të pini ujë dhe të shmangni pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë, të vishni veshje të lehta, mos t’i leni fëmijët apo kafshët në makinë, të mbani shtëpinë e freskët dhe të qëndroni në hije.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *