Sht. Nën 23rd, 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në Hagë sot vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 73-të, me kodin W04744, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj. Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë.

Pyetjet për këtë dëshmitar të hënën i ka filluar prokurori Matt Halling, i cili tha se ai do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Gjatë seancës së djeshme dëshmitari Fondaj tha se Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) të cilat pretendohet se kanë qenë krah ushtarak nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në territorin e Kosovës, nuk ka pasur në Kosovë. Sipas tij pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vepruar me emblemë të UÇK-së.

Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, sot ajo pritet të fillojë në ora 09:00raporton RTKlive.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *