Sht. Nën 23rd, 2024

Raportin 48 faqesh për Banjskën ia kemi dorëzuar BE-së vitin e kaluar, thonë nga qeveria

Qeveria e Kosovës, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Pjeter Stano, për deklaratën e dhënë se Kosova ende nuk u ka dorëzuar raport për sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë Kosova ka përpiluar një raport 48 faqesh të cilin e ka dorëzuar në Bashkimin Evropian dhe secilin shtet anëtarë të saj.

“Si Qeveria e Republikës së Kosovës, brenda kompetencave tona, kemi përpiluar një raport 48-faqesh në lidhje me sulmin terrorist dhe paramilitar, të cilin e kemi dorëzuar Bashkimin Evropian dhe secilin shtet anëtar të vitit të kaluar. Këtë informacion besoj që zëdhënësi Stano duhet të ketë. Nëse kjo është një çështje për të cilën duhet të kërkojmë përgjigje nga vetë ky institucion”, ka thënë Kryeziu për Tëvë 1.

Ai ka thënë se për Qeverinë e Kosovës është shqetësuese që 9 muaj pas sulmit në Banjskë nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Kosovës por edhe masa nga BE për Serbinë.

“Për ne, mbeten tejet shqetësuese dhe e pakuptimtë që edhe pas 9 muajve, në njërën anë nuk ka aktakuzë nga prokuroria e vendit për Millan Radoiçiq dhe në një tjetër bashkësi, që përfshijnë Bashkimin Evropian, nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, përkundër fakteve që dëshmojnë. përfshirjen e saj në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023. Rikujtojmë që Radoiçiq vazhdon të mbetet i lirë dhe potencial për sigurinë dhe paqen në rajon”, ka thënë Kryeziu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *