Tri vetura janë djegur tërësisht ndërsa pesë të tjera kanë pësuar dëme si pasojë e zjarrit që shpërtheu mbrëmë në mesnatë, në afërsi të kompleksit “Blerti” në lagjen Kalabria të Prishtinës,
Inspektori Muharrem Beka ka thënë për IndeksOnline se zjarri është i qëllimshëm ndërsa cak ishte vetura e një punëtori të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Ai ka thënë se gjithçka vërehet edhe në kamerat e sigurisë të cilat e kanë kapur momentin kur një person e ndez qëllimisht zjarrin nga i cili janë dëmtuar disa automjete.
Ndërkohë burimet e IndeksOnline kanë thënë se personi i dëmtuar prej këtij zjarri është E.Hysenaj. Policia e Kosovës ka nisur hetimet përkitazi me rastin ndërsa deri në këto momente nuk është njoftuar për arrestimin e të dyshuarit./IndeksOnline/