Sht. Nën 23rd, 2024

Qeveria pritet të marrë vendim për ndalimin e Tik-Tok-ut në të gjitha institucionet publike

Qeveria e Kosovës do të mbajë këtë të premte mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, e cila pritet të fillojë në ora 14:00, në rendin e ditës janë dhjetë pika.

Ndër të tjera, në mbledhjen e ekzekutivit do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të Rrjetit Social “Tik Tok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës.

Siç raporton EO, në mbledhjen e së premtes, po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i Drafti i Strategjisë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026, shqyrtimi i Drafti i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planit të Veprimit 2024- 2025 dhe shqyrtimi i Draftit të Strategjisë së Turizmit të Republikës së Kosovës 2024-2030 dhe Plani e Veprimit 2024-2026.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *