Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe për shërbimin për Ambasadën në vitet e fundit.
“Ndërsa i themi lamtumirën Zëvendës Shefes së Misionit Alyson Grunder, dua të falënderoj atë për shërbimin e saj të shquar në #USEmbPristina dhe në Kosovë gjatë këtyre viteve të fundit. Jemi mirënjohës për punën e palodhur dhe përkushtimin e saj në avancimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe i dëshirojmë më të mirën në të ardhmen e saj!, ka shkruar Hovenier.
Mesazhi i Ambasadorit Hovenier