Përralla e Sllovenisë në Euro 2024 mori fund në penallti kundër Portugalisë. Futbollistët e Matjaz Kek rezistuan për 120 minuta, por u eliminuan nga penalltitë.
Selektori slloven u përjashtua nga ndeshja në minutën e 105-të. Situata nuk u pa në transmetimin televiziv, por shpjegimi erdhi më vonë.
Kek u revoltua për shkak të penalltisë së dhënë ndaj Jotës, doli në fushë dhe debatoi me arbitrin dhe në një moment preku në shpatull ndihmësin e tij, që ishin lëvizje të pafalshme./Indeksonline/
Crveni za Matjaža Keka i rasprava sa sudijom… pic.twitter.com/4w05ciMX41
— sportsscandals (@sportsscandals1) July 1, 2024