Die. Nën 24th, 2024

SHBA shënon 248-vjetorin e pavarësisë

4 Korriku është ditë feste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e përvjetorit të pavarësisë.

Këtë vit, SHBA-ja shënon 248-vjetorin e pavarësisë.

Si një super fuqi botërore, SHBA-ja patjetër që ka ushtruar ndikim të jashtëzakonshëm edhe në shtetndërtimin e Kosovës.

Sot, Kosova radhitet si populli më pro-amerikan në botë, teksa për vendin tonë, SHBA-ja radhitet në krye të aleatëve.

Dy ditë më parë, në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë u shënua ky përvjetor, me shumë figura të politikës që qëndruan karshi ambasadorit Jeffrey Hovenier.

Ky i fundit, në fjalën e tij, deklaroi se ndjehet krenar që SHBA-ja qëndron krah Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen e tyre për popullin e Kosovës tash e një çerek shekulli, duke vendosur paqen, duke ofruar siguri dhe duke ndihmuar në ndërtimin e kombit tuaj sovran, të pavarur dhe multietnik” tha Hovenier./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *