Die. Nën 24th, 2024

Shpronësimi i banorëve në veri, Szunyog: Të gatshëm për ndërmjetësim

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka njoftuar se ka marrë një letër nga një grup qytetarësh, të cilët kanë marrë urdhra për dëbim në fund të muajit maj dhe kanë kërkuar ndihmë nga Zyra e BE-së dhe EULEX-i.

Përmes pltaformës ‘X’, Szunyog, bëri të ditur se ka shprehur gatishmërinë për të lehtësuar një seancë informuese me Agjencinë për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës në Kosovë dhe personat e prekur.

Sipas tij, ky sesion do të ofronte një mundësi për të diskutuar rastet individuale dhe për të identifikuar zgjidhjet e duhura për banorët e prekur.

“Përderisa këto raste janë gjykuar me vendime të formës së prerë që janë të detyrueshme dhe ligjërisht të zbatueshme, ekipi im është angazhuar me KPCVA për të siguruar që çdo rast të trajtohet në përputhje me standardet evropiane në fuqi në mënyrë që të gjithë të interesuarve t’u sigurohen zgjidhje konkrete për strehim”, ka shkruar Szunyog në ‘X’.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *