Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmerin, për përzgjedhjen kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Në urimin e saj në X, Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer, në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani.
Partia Laburiste ka arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, dukë shënuar fundin e frymës konservatore në vend prej 14 vjetgësh.
Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.