Qytetarët në veri të vendit po vazhdojnë të konvertojnë patentë shoferët e tyre ilegal në ata të Republikës së Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Në të dhënat ndara, bëhet e ditur se nga 9 maji e deri më sot, në Leposaviq kanë bërë kërkesë për pajisje me patent shofer të Kosovës 526 qytetarë.
Vetëm sot, në këtë komunë u parashtruan 26 kërkesa, shkruan Indeksonline.
Në Mitrovicë të Veriut, deri më sot, numri total i kërkesave është 568, ndërkaq na Zveçan është 351.
Numër më të vogël të kërkesave ka pasur në Zubin Potok – 294, ku 18 prej sosh janë parashtruar sot.
Vendimi për zëvendësimin e patentë shoferëve ka hyrë në fuqi më 9 maj.
Banorët e veriut do të kenë mundësi të bëjnë konvertimin e patentë shoferëve deri më 9 gusht.
MPB ka sqaruar se kalimi në patentë shoferë RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve dhe nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për pajisje me dokumente.