Die. Nën 24th, 2024

Sinani: Sinjal i qartë për ndërkombëtarët që Vuçiq po shkel çdo të drejtë elementare të njeriut dhe pakicave

Ardita Sinani nga Partia për Veprim ka thënë se Serbia është duke vazhduar me diskriminimin e shqiptarëve me përzgjedhjen e dy gjyqtarëve serb në Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Ajo tha se kjo është një shkelje e të drejtave të pakicave kombëtare por edhe e të drejtave të njeriut.

“Serbia çdo herë po e dëshmon se është e gatshme me këmbëngulësi të vazhdoj diskriminimin dhe politikat shtypëse ndaj shqiptarëve. Këtë më së miri e dëshmon përzgjedhja e dy gjyqtareve të nacionalitetit serb dhe refuzimi i dy kandidateve shqiptare në konkursin e fundit për gjykatës në Gjykatën Themelore në Bujanoc. Kjo nuk është vetëm shkelje e të drejtave të pakicave kombëtare, por njëkohësisht është edhe shkelje e të drejtave të njeriut. E poashtu është në kundërshtim të plotë me parimet e barabarësisë dhe shkelje e ligjit”, tha ajo.

Tutje Sinani deklaroi se kjo duhet të jetë një alarm edhe për ndërkombëtarët.

“Ky veprim i Këshillit të Lartë të Gjyqësisë, qartësisht i futur nën tutelën e qeverisjes autokratike të partisë shtet, SNS, sikur gati të gjitha institucionet tjera shtetërore, do të duhej të ishte këmbanë alarmi jo vetëm për përfaqësuesit politik e institucional shqiptar të Luginës së Preshevës. Kjo do të duhej të ishte edhe sinjal i qartë për institucionet ndërkombëtare se deri në çfarë mase është e gatshme SNS dhe Aleksandar Vuçiq të vazhdoj, duke shkelur çdo të drejtë elementare të të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, ka shkruar Sinani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *