Die. Nën 24th, 2024

Kurti: Asgjë nuk i shërben paqës më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO

Kurti përmes një video-adresimi ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes dhe sigurisë së rajonit dhe Evropës sa anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai tha se “sa më shumë që integrohen qytetarët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës, aq më të vështirë e ka Serbia që ta arrijë te vizioni i saj për zgjerim territorial”.

“Vetëm vitin e kaluar Serbia i kidnapoi tre policë prej brenda kufijve tanë dhe më 24 shtator bëri sulm terrorist që vrau një polic, me qëllimin përfundimtar që ta aneksojë pjesën veriore të territorit tonë. Jemi të përkushtuar fort në vlerat dhe idetë që i përshkojnë këto organizata dhe nuk ka asgjë që do t’i kontribuonte më shumë paqes, stabilitetit, sigurisë dhe demokracisë në Ballkan Perëndimor dhe Evropë sesa anëtarësimi i Kosovës”, deklaroi Kurti mes tjerash.

Yesterday I delivered a virtual address to the @Soc_Intl meeting in Bucharest, led by International Socialists’ Chairman & Spanish Prime Minister @sanchezcastejon and Romanian Prime Minister @CiolacuMarcel, on the occasion of the establishment of the SI Europe Committee.

In my… pic.twitter.com/65gD9Xk3ew

— Albin Kurti (@albinkurti) July 7, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *