Die. Nën 24th, 2024

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Serbia i dekoroi kriminelët që dyshohet se i vranë ata

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, shtetas amerikanë, që u arrestuan në vitin 1999 në Serbi. Ata u patën liruar nga burgu pasi u dënuan dhe më pas u vranë.

Haradinaj tha se Agron, Yll e Mehmeti Bytyqi kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar UÇK’së.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun.”

Ai ka shtuar se Serbia vazhdon me injorimin e krimeve dhe dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë vëllezërit Bytyqi.

“Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.”

“Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi – me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!”

Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët e atëhershëm serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.

Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë.

Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001.

Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popoviq dhe Millosh Stojanoviq, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte.

Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *