Die. Nën 24th, 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës më 12 korrik publikon të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë më 12 Korrik 2024.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me rastin e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare do ta përshkruajnë rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane dhe të tjera.

Ndryshe, para disa javësh në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *