Die. Nën 24th, 2024

Osmani dhe presidenti kroat flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s, ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit tonë euroatlantik.

Me homologun Milanović, presidentja Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Milanović, i cili gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *