Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri Kurti nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për raportet e tij me ShBA-të.
Hoti në Faceook ka shkruar se po e përjetojmë kohën kur kryeministri i Kosovës heziton të përgjigjet në pyetjet për marrdhëniet e tij me SHBA-në.
“Historikisht, qëndrimi i çdo zyrtari të Kosovës në këtë aspekt ka qenë i qartë dhe është folur me krenari për miqësinë e përhershme të Kosovës me SHBA-në”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.