Die. Nën 24th, 2024

Rizvanolli: Planifikojmë që për gjatë muajit tetor 2024 të lansojmë projekte të tjera me kapacitete të erës prej 150 megavat

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se së shpejti do të fillojnë procedurat sa i përket tenderimit të kapaciteteve të energjisë nga era prej 150 megavat, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Rizvanolli ka treguar edhe për procedurat e tenderimit.

“Planifikojmë që për gjatë muajit tetor 2024 të lansojmë projekte të tjera me kapacitete të erës prej 150 megavat. Kemi marrë vendim për fillimin e autorizimit të procedurave të tenderimit për këto kapacitete gjeneruese si dhe për të dhënë mbështetje për këto. Dokumentacioni i tenderit dhe skema do të përgatiten për gjatë muajve në vijim”.

“Përmes tyre fillomë të avancojmë qëllimet tona për një sektor të energjisë më të qëndrueshëm dhe më të pastër. Të gjitha këto janë hapa të rëndësishëm që na mundësojnë të lëvizim drejt një sektori të energjisë më të pastër dhe të realizojmë strategjinë tonë të energjisë e cila është mjaft ambicioze dhe siç e kemi thënë nga fillimi me punë dhe angazhim të të gjithë akterëve edhe të vendit dhe ndërkombëtar është plotësisht e realizueshme”, ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka folur edhe për faturimin e serbëve në veri të vendit.

“Çka është e rëndësishme për neve si Qeveri dhe konsumatorët është që nga 1 janari borxhi i krijuar në veri sado që të jetë niveli pagesës, borxhi e ka nje adresë dhe kjo është kompania Elektrosever dhe kompania i ka paguar të gjitha tarifat që ua ka borxh KOSTT-it. Sa i përket çështjeve operative në nivelin e inkasimit kjo nuk mund të ndodhin brenda natës kjo duhet të adresohet në nivel teknik”, u shpreh Rizvanolli.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *