Pre. Sht 20th, 2024

Peci: Për herë të parë e kemi siguruar grurin, nuk kemi nevojë për import

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me kryeministri e Kosovës Albin Kurti kanë vizituar fermerin Asman Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës. Ai ka thënë se lajmi i mirë e kësaj toke është se nga një tokë djerrinë është shndërruar në një tokë bujqësore që kultivon 27 hektarë grurë.

Ministri Peci ka deklaruar se këtë vit Kosova përmbush nevojat e grurit dhe nuk ka nevojë për import nga vendet e tjera.

“Lajmi i mirë është që kjo tokë ka qenë djerrinë dhe Osmani e ka shndërruar këtë tokë në tokë bujqësore. Në bazë të parashikimeve që kemi sivjet kemi më shumë bërë. 139 mijë ka qenë importi i grurit në vitin kaluar minimalisht, mirëpo në sivjet prej 140 mijë deri 150 mijë do të jetë minimumi I prodhimit shtesë nga vitit i kaluar, që do të thotë e kemi mbuluar importin për shkak të shtimit të prodhimit, e ka mbuluar nevojën e bukës dhe kjo është për herë të parë në Kosovë. Kjo është arritur si rezultat i kryeministrit ku ka rritur katërfish mbështetjen ndaj bujqësisë”, ka thënë Peci.

Po ashtu ai ka njoftuar se është zvogëluar pritja e fermerëve për fletë poseduese nga tre javë në gjysmë ore.

“E vizitova një fermerë disa javë më parë kur kishte punuar tha që punon 170 hektarë tokë dhe deri në tri javë I ka procedura e aplikimit të fletave poseduese. Tha ka pasur momente të krizës kur në momentin kur unë është dashur që të jem në ara nga sikleti isha në rreshtin e ofiqarisë duke qarë, tash për gjysmë ore është bërë, prej tri javëve e kemi bërë për gjysmë ore. Sot isha në Mamush 10 milionë kemi investuar në grande 100 tonë prodhime ditor të perimeve, 75 për qind po shkon për eksport në vendet e rajonit. Afër 40 hektarë kemi mbjellë në mandatin tonë vetëm në Mamushë”, shtoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *