Peter Gjikuria është kandidati i opozitës për zgjedhjet në Bashkinë e Himarës, i cili do të garojë përballë Vangjel Tavos.
Një ditë më parë Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së i shkoi në zyre sekretarit të përgjithshëm të PD Flamur Noka për të diskutuar mbi emrat e mundshëm për garën 4 gushtit.
Pritet që nesër Dule të dalë në konferencë dhe të zyrtarizojë kandidatin e opozitës për bashkinë e Himarës.
Gjikuria është nga Drimadha, por ka jetuar jashtë vendit për shumë vite. Sipas informacioneve, ai gjithashtu ka një biznes në Amerikë dhe është pjesë e Federatës panepiriote greke.
Top Channel