Qëndrim Zyba nuk do të jetë futbollist i Ballkanit në sezonin e ri.
Kampioni i Kosovës ka njoftuar se Zyba është transferuar në Çeki, te skuadra e Slovan Liberec, shkruan IndeksOnline.
Nga kjo shitje, Ballkani ka përfituar plot 500 mijë euro, dhe ka një pjesë të kartonit të futbollistit nga shitja e ardhshme.
”Angazhimi i lartë, klasi i rrallë e kualiteti i jashtëzakonshëm i tij, pos kontributit në arritjen e sukseseve tona historike, kanë bërë shumë skuadra gjithandej Evropës, t’i mbajnë sytë te Qëndrim Zyba.
FC Ballkani e falenderon jashtë mase asin tonë të mesfushës, duke i dëshiruar sa më shumë suksese në karrierën e tij, e cila vazhdon në Çeki tek skuadra e njohur, FC Slovan Liberec, klub me të cilin FC Ballkani ka arritur marrëveshje për shitjen e kartonit të lojtarit.
Faleminderit shumë kampioni i qytetit tënd, i klubit tënd të zemrës. Ti nderove vatrën tënde me lojën dhe angazhimin e madh, duke u dhënë gjeneratave të reja, shembullin për ta ndjekur.
Mirupafshim Zyba”, thuhet në njoftim