Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar sot me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.
Kurti tha se me Nussbaumer folën për lidhjet e Kosovës me Zvicrën, të cilat sipas tij, janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor.
“Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidh me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë”, shkroi Kurti.
Tutje, Kurti tha se e falënderoi Nussbaumerin për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta mes dy vendeve.