Sot në ora 03:30 në një lokal në Mitrovicë të Veriut ka pasur tentim zjarrvënie.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
Ai tha se janë shkaktuar dëme të vogla materiale ndërsa të dyshuar nuk ka për momentin.
“Rreth ores 03.30 ka pas tentim zjarrëvënie në Mitrovica Veri. Dëme të vogla materiale janë shkaktu. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani.
REL raporton se bëhet fjalë për lokalin e njëjtë ku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me ish-kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, kishin shkuar për limonadë.
Pronarët e lokalit janë pjesëtarë të komunitetit goran.